Këto ditë u përfol në media se artistet shqiptare, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora, vitin e ardhshëm do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.
Pas lajmeve të shumta sot reagoi edhe vet Elvana me anë të një postimi në Instagram.
“Dy gjëra janë të sigurta! 1:Nuk konkurroi këtë vit për Eurovision. 2: Sot me Dhurata Dora kemi koncert në Offenbach”, shkroi ajo në InstaStory.
Theksojmë se dyshja para disa muajsh realizuan projektin muzikor të titulluar “Gajde”, i cili për pak kohë u shndërrua në hit.