Elton John performon në Shtëpinë e Bardhë

Nderohet me medaljen kombëtare të shkencave humane nga Biden

Presidenti Joe Biden, zonja e parë Jill Biden dhe rreth 2,000 fansa, shijuan performance në Shtëpinë e Bardhë nga legjenda e muzikës dhe aktivisti Elton John, i cili është në një turne të gjatë lamtumire në Shtetet e Bashkuara.

Superylli britanik performoi këngë hit si “Rocketman”, “Your Song” dhe “Tiny Dancer” nga South Laën, duke kënduar dhe luajtur në piano në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Për një moment presidenti Biden është përlotur nga performance e Elton John.

“Ashtu si shumë amerikanë, familja jonë e do muzikën e tij”, tha Biden kur prezantoi këngëtarin.”

John tha se të luash në Shtëpinë e Bardhë ishte “qershia mbi tortë” pas një karriere për të performuar në ambiente të bukura. Mes këngëve ai foli për luftën e tij kundër HIV/AIDS-it dhe lavdëroi ish-Presidentin Xhorxh Ë. Bush, një republikan, për përpjekjet e tij për të luftuar SIDA-n në Afrikë . Ish-zonja e parë Laura Bush ishte një nga të ftuarat në performancë.

Në fund të mbrëmjes, Biden e përloti John duke e befasuar me Medaljen Kombëtare të Shkencave Humane.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share