Pronari i kompanisë së automjeteve elektrike Tesla, ka urdhëruar të gjithë punonjësit e kompanisë që të kthehen në punë dhe të mos punojnë nga distanca. Në të kundërt të largohen, ka thënë Elon Musk.
Sipas tij, puna nga distanca tashmë nuk është më një opsion dhe punonjësit duhet të kthehen fizikisht në kompani.
“Të gjithëve në Tesla u kërkohet që të kalojnë të paktën 40 orë në javë në zyrë. Nëse nuk paraqiteni, do ta marrim për të mirëqenë se keni dhënë dorëheqjen”, ka shkruar në Twitter Elon Musk në një njoftim për punonjësit e kompanisë që ai zotëron.
Elon Musk theksoi gjithashtu se do të shqyrtojë çdo kërkesë nga punonjësit që kërkon përjashtim nga kjo politikë e kompanisë.
Shefi i Tesla u shpreh se kompania kërkon punë me kohë të plotë në zyrë dhe jo më nga distanca siç ndodhte deri më tani për shkak të pandemisë. /tvklan.al