Elon Musk “shkriu” një të tretën e pasurisë së tij – cila është arsyeja?

Më saktësisht, CEO i Tesla Elon Musk ka humbur mbi 100 miliardë dollarë që nga viti i kaluar. Pasuria e Musk ra me pothuajse 35 për qind, nga 320.3 miliardë dollarë më 4 nëntor të vitit të kaluar, në 209.4 miliardë dollarë, kryesisht për shkak të një rënie të mprehtë të çmimeve të aksioneve të Tesla, raporton Forbes, duke cituar llogaritjet e veta.

Vetëm këtë muaj, pasuria e Musk është ulur me 28 miliardë dollarë, raporton Forbes.

“Ai po shet makina me çmime të larta, kështu që një recesion nuk do të jetë i mirë për biznesin e tij,” tha Matt Malley, shefi strateg i tregut në një konsulencë investimesh.

Planet e diskutueshme të Musk për të blerë Twitter dhe për të shitur aksione në Tesla janë zmbrapsur nga investitorët që besojnë se ai po vepron në mënyrë të papërgjegjshme.

Njeriu më i pasur në botë thuhet se ka humbur një të tretën e pasurisë së tij që nga nëntori i vitit 2021 deri më tani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share