Elmi Aziri nga ASH, në Klan Debat theksoi se nuk sheh korrelacion mes ndryshimeve të Kodit Penal dhe ndryshimeve kushtetuese. I pyetur për lirimin nga akuza në disa lëndë si pasojë direkte e Kodit Penal, për Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin e të tjerë, Aziri theksoi se ASH nuk ka lidhje me këtë çështje.
“ASH as nuk e ka propozuar e as nuk e ka votuar Kodin Penal. ju e dini që kuorumin në Kuvend e ka bërë partia opozitare, VMRo-DPMNE. Prezentë prej tyre kanë qenë diku 36 apo 37 deputetë”, deklaroi Aziri./KlanMacedonia