Elinel dhe Grimz bashkojnë forcat në këngën e re “Choppa”

Screenshot

Reperët e njohur Elinel dhe Grimz kanë bashkuar forcat për këngën e tyre më të re, të titulluar “Choppa”.

Projekti muzikor u publikua së fundmi në platformën YouTube, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të hip-hopit shqiptar, shkruan Indeksonline.

Kënga vjen me një beat energjik dhe një tekst të fuqishëm, ku dyshja sjellin stilin e tyre unik.

Elinel dhe Grimz janë dy emra të njohur në skenën e repit shqiptar, të cilët kanë ndërtuar një bazë të fortë fansash me projektet e tyre të mëparshme. “Choppa” pritet të bëhet një nga hitet e momentit, duke e forcuar më tej pozicionin e tyre në industrinë muzikore.

Kënga tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore./Indeksonline/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share