Dyshohet se disa tifozëve u janë shitur bileta false, nisin hetimet
Të paktën 12 persona humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën gjatë një ndeshje futbolli në El Salvador.
Të plagosurit, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën janë dërguar menjëherë në spitale ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndeshja midis FC Alianza dhe CD FAS u anulua, pasi një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium edhe pse portat ishin mbyllur.
Mediat vendase shkruajnë se tifozët ishin ankuar më herët se stadiumi ishte i mbipopulluar.
Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, duken tifozët të cilët përpiqen të rrezikojnë barrikadat në hyrje të stadiumit.
Sipas zyrtarëve vendas, disa tifozëve u ishin shitur bileta false ndrësa ka nisur një hetim për të zbuluar personat përgjegjës.
Ministri i Shëndetësisë, Francisco Alabi ka bërë thirrje që zona të evakuhohet në mënyrë që ekipet mjekësore ta kenë më të lehtë të trajtojtojnë në të palgosurit./KlanNews
GAZETARE: XHUANA LIKA