Ekzekutohet shqiptari Arjan Rizaj në Ekuador

Arjan Rizaj është ekzekutuar me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Ngjarja ka ndodhur më 9 Nëntor rreth orës 20:30.

Sipas mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet.

53-vjeçari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se Arjan Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, për të takuar të atin.

Dëshmitarët, të tmerruar nga skena makabre, tentuan të ndihmonin 53-vjeçarin duke e dërguar në urgjencë, por fatkeqësisht Arjan Rizaj nuk mundi të mbijetonte.

Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se Arjan Rizaj nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente ilegale. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai i Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.

 

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share