Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj/ Koka: 3 pistat që po hetohen

Biznesmeni dhe ish-kandidati për deputet Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje këtë të mërkurë me armë zjarri në një lokal në pronësi të tij në zonën e shëtitores në hyrje të Shëngjinit.

Lidhur me pistat që po hetohen për këtë krim, gazetari Spartak Koka në Klan News është shprehur se janë tre, ku e para është ajo e hasmërisë mes fiseve.

Spartak KokaAutorët kanë menduar në detaje çdo gjë. Ajo që bën përshtypje është se akoma se ku është larguar motori, cilat janë hetimet që po bën policia për dinamikën e largimit të autorëve sepse janë dy, një tjetër e ka ndihmuar.

Pista e parë për të cilën dyshohet është ajo e një karakteri gjakmarrje mes palëve, hasmëri me një fis tjetër në Lezhë, fisin Palaj, ku mes palëve ka pasur viktima që nga fundi i viteve ’90 e deri në ditët e sotme. Megjithëse pala tjetër është shoqëruar dhe marrë në pyetje, nuk ka ende prova e fakte që mund ta lidhin drejtpërdrejtë në këto momente.  

Pista e dytë ka të bëjë me aktivitetin politik. Pista e tretë, e ndonjë përplasje të mundshme ose ndonjë konflikti të kohëve të fundit, por pistë për të cilën po punohet.

Duhet të jenë kapja e autorëve, ndjekja e autorëve, dinamika e lëvizjes së tyre për të zbuluar se cila është arsyeja pse është ekzekutuar një prej biznesmenëve më të rëndësishëm të qytetit të Lezhës.

Gazetari Koka është shprehur se kjo ngjarje ka cënuar rendin dhe sigurinë në qytetin e Lezhës, për të cilin thotë se janë bërë punë të mira vitet e fundit, teksa shton se duhet të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve për zbardhjen e ngjarjes.

Spartak Koka: Për ngjarje të caktuara, vendosen shpërblime financiare që t’i nxisin qytetarët që të reagojnë, për një ngjarje të tillë, ku një nga biznesmenët më të rëndësishëm të Lezhës dhe të Shëngjinit, Policia nuk ka asnjëlloj nxitje të qytetarëve për të ju thënë që përkundrejt kësaj shume, ju lutem na ndihmoni me informacion për ngjarjen. Kjo që po them shkon drejtpërdrejt me shqetësimin e kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu që thotë “rendi dhe siguria në Lezhë u cënua dhe duhet një reagim i fortë dhe i qartë i Policisë”. Pse në disa ngjarje jepet shpërblim dhe nëse disa ngjarje të tilla që prekin perceptimin e qytetarëve dhe turistëve për një zonë të cilës i është bërë kaq shumë shërbim vitet e fundit, jo? Duhet përgëzuar Bashkia e Lezhës për promovimin e këtij qyteti, për nxitjen e bizneseve, për ardhjen e tursitëve dhe kjo punë e mirë bie ndesh me ngjarjet e tilla dhe duhet të kemi një reagim të shpejtë për ta zbardhur këtë ngjarje.

Unë nuk dua të bëj parashikime horoskopike dhe shpeshherë mundohem që t’i shmangem kësaj gjësë, por fakti është që e pranuar nga drejtuesit e atij qarku, e asaj bashkie është që me këtë ngjarje është cënuar sot rendi dhe siguria publike e Shëngjinit, e Lezhës dhe e gjithë qarkut dhe të gjithë punës dhe perceptimit të punës së mirë të bërë në gjithë këto vite për tërheqjen e turistëve. Nëse do të ketë një forcë reaguese të shpejtë dhe të vendosur për kapjen e autorëve tëë kësaj ngjarje, ky do të jetë një mesazh i mirë ndaj turistëve që kjo ngjarje mund të zbulohet me mesazhin që shtetin funksionon, është e garantuar dhe Policia e Shtetit mund të ju garantojë atyre në çdo kohë rend dhe siguri./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share