Ekstradimi i Palevskit: Pendarovski i shkruan Erdoganit!

MADIQ: SHPRESOJ SE NUK DO TË DUHEN 40 DITË PËR EKSTRADIMIN!

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme ka dërguar mesazh në kabinetin e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, lidhur me ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevskit.

Nga Kabineti Presidencial nuk kanë dhënë detaje tjera për përmbajtjen e mesazhit.

Zv/Ministrja e Drejtësisë, Viktorija Madiq, siç njofton Klan M, gjatë një prononcimi për mediat shpreson se nuk do të duhen 40 ditë deri në ekstradimin e Palevskit.

“Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Turqinë dhe Ministrinë e Drejtësisëd he në afat relativisht të shkurtër presim të marrin përgjigjen kthyese se kur mund të jetë sa më shpejtë ekstradimi, për shkak se, Ministria e Drejtësisë, do të bëjë cmos që kjo të mos bëhet në afatin e fundit prej 40 ditëve, por në afat sa më të shkurtër” tha Viktorija Madiq, zv/ ministre e Drejtësisë.

Autoritetet e vendit kanë bërë thirrje që të mos spekulohet me ekstradimin e Palevskit, për shkak se mund të dëmtohet I gjithë procesi.

Kohëve të fundit nëpër media dhe prononcime publike janë shfaqur pretendime se Turqia mund ta zvarrisë ekstradimin e Palevskit, fillimisht për shkak të linçimit public ndaj tij, si dhe për shkak se Turqia kërkon nga Maqedonia e Veriut ekstradimin e mbështetësvve të organizatës FETO, që Ankaraja e kualifikon si terroriste. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share