Ekspozitë me piktura pas tërmetit tragjik Turqi-Siri

Një grup artistësh përcjellin imazhet në shenjë solidarizimi

Një grup artistësh nga Studio e Arteve të Bukura Al-Ghadeer të Basrës kanë përcjellë përmes pikturave se çfarë la pas tërmeti tragjik që goditi Sirinë dhe Turqinë më 6 Shkurt.

Vizitorët e ekspozitës, e cila u ngrit përgjatë Rrugës Kulturore Al-Farahidi të Basrës, shihnin artistët teksa vizatonin ose pikturonin skena nga tërmeti që panë, duke theksuar humbjen e dhimbshme që përjetuan.

Artistët kanë pikturuar pamje që tregonin sesi tërmeti preku miliona njerëz, ku disa humbën shtëpitë, familjet dhe të dashurit e tyre dhe shumë të tjerë që mbeten ende nën rrënoja.

Artisti irakian dhe drejtori i studios Al-Ghadeer, Husein Al-Najjar shprehet: “Ne hedhim dritë mbi këto tragjedi dhe nëse është e mundur, ofrojmë një ndihmë për këto familje dhe njerzit që po vuajnë pasojat e tmerrshme”.

Numri i viktimaave në Turqi dhe Siri është më shumë se 46mijë dhe shumë njerëz ende besohet se janë të zhdukur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share