Si do të jetë fundi i tabelës së sezonit 2022/23 në Premier Ligë?
Kjo është pyetja e çdo tifozi të klubeve angleze, ndërsa fillojnë emocionet për sezonin e ri, ku nga superkompjuterët deri te prodhuesit e basteve kanë provuar për të parashikuar se si do të përfundojnë gjërat në maj.
Natyra e Premier Ligës e bënë të vështirë që të parashikosh gjërat në këtë fazë të hershme, por një ekspert i statistikave i futbollit ka provuar që ta bëjë këtë gjë.
Bëhet fjalë për Stratman Dave, ku sipas tij sezoni 2022/23 nuk do të ketë kampion të ri, pasi që do të jetë skuadra e Manchester Cityt ajo e cila do ta mbrojë titullin e Premier Ligës.
Liverpooli do të vazhdojë ndjekjen e Cityt dhe të përfundojë përsëri në vendin e dytë sipas Dave, kurse Top 4 do ta mbyllin skuadrat si Tottenhami dhe Arsenali.
Dave ka parashikuar që United dhe Chelsea do të jenë dy skuadrat të cilat nuk do të arrijnë të sigurojnë biletat për në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Bournemouth, Fulham dhe Everton do të jenë tri skuadrat të cilat do ta sigurojnë rënien nga liga sipas Dave.
Më poshtë mund ta gjeni parashikimin e tabelës së Premier Ligës nga Stratman Dave.
1.Manchester City
2.Liverpool
3.Tottenham Hotspur
4.Arsenal
5.Manchester United
6.Chelsea
7.West Ham United
8.Leicester City
9.Newcastle United
10.Brighton
11.Aston Villa
12.Wolverhampton
13.Crystal Palace
14.Brentford
15.Nottingham Forest
16.Leeds United
17.Southampton
18.Everton
19.Fulham
20.Bournemouth