Ekspertët kanë paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit. Paralajmërimit i janë bashkuar edhe krerët e OpenAI dhe Google Deepmind.
Dhjetra ekspertë kanë mbështetur një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Qendrës për Sigurinë AI.
“Zbutja e rrezikut të zhdukjes së njerëzimit nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në deklaratë.
Sam Altman, shefi ekzekutiv i krijuesit të ChatGPT OpenAI, Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic kanë mbështetur deklaratën.
Në lidhje me deklaratën, ishte dakord dhe Joshua Bengio, profesor i shkencave kompjuterike në universitetin e Montrealit. Po ka edhe nga ana që mendojnë se këto parashikime janë të tepruara. Prof LeCun, i cili është pjesë e “Meta” ka thënë se këto paralajmërime janë të tepërta./tvklan.al