Ekskluzive/ Sergei flet për herë të parë pas largimit nga vila e dashurisë: Jam i lumtur!

Sergei ishte ishullori i parë që u largua nga vila e dashurisë mbrëmjen e djeshme.

Love Island Albania ishte live në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Në dalje të vilës luksoze Sergei dha një intervistë ekskluzive për Love Island Albania.

Pyetje: Si ndihesh tani që po largohesh nga vila?

Sergei: Tani jam i lumtur sepse vërtet kuptova kush më do dhe kush nuk më do dhe mendoj se u tregova më i sinqertë se sa duhet, fola për ca gjëra që nuk duheshin treguar.

Ishin vajzat e vilës ato që zgjodhën partnerët e tyre për të vazhduar rrugëtimin në vilën e dashurisë dhe Sergei mbeti ‘single’.

Teksa zgjedhja e fundit ishte nga Sofiela mes Salionit dhe Sergeit, ajo zgjodhi Salionin.

Episodin e plotë të Love Island Albani e shihni në televizionin Klan në orën 18:20./ Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share