Ekskluzive: Klan Maqedoni mëson detaje të reja për gjuajtjen me armë në Haraçinë!

Klan Maqedoni mëson detaje të reja ekskluzive për incidentin e aramtosur në Haraçinë.

Sipas informacioneve jozyrtare, dy persona kanë ngelur të plagosur nga sulmi me armë zjarri në drejtim të kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, ku mësohet se janë shkrepur rreth 20 plumba.

Të plagosur nga këto të shtëna kanë mbetur Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini i cili është futur në operacion në urgjencën e spitalit të Shkupit.

Mësohet se i dyshuari ka ikur me veturë të tipit ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.

Policia ka bllokuar rrugët dhe po hetohet rasti./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share