Ekskluzive/ Foto e kenianes pak para se të dhunohej

Analizohen mbetjet e gjetura në trupin e 22-vjeçares

Ky është momenti kur 22-vjeçarja nga Kenia, lë ambientet e kazinosë ku punonte në Tiranë, rreth 2 orë përpara se të dhunohej barbarisht nga persona ende të paindentifikuar.

Tv Klan ka siguruar këtë fotot nga kamerat e kazinosë ku shihet e reja, Xhoi, në shoqërinë e një vajze tjetër, e cila rezuton të jetë shoqja e saj e dhomës.

Pamjet ku shfaqet 22-vjeçarja nga Kenia janë fiksuar në orët e para të mëngjesit të datës 13 Gusht, sapo ajo kishte përfunduar turnin e punës në kazino.

Pasi mbylli orarin, ajo u dërgua me furgonin e punës në hostelin ku strehohej pranë zonës së njohur si vilat gjermane, në këtë godinë 3 katëshe ku dyshohet se dhe u dhunua.

“Agjentë të Komisariatit Nr.1 janë rikthyer sërish në hostelin pas krahëve të mi ku strehohej 22-vjeçarja, nga Kenia, për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes ku u dhunua në rrethana të paqarta e reja nga Afrika”, raporton gazetari Merin Maçi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vetëm pak ditë më parë është kërkuar analizimi i disa mbetjeve në trupin e 22-vjeçares, me qëllim krijimin e një profili gjenetik që mund të çojë hetuesit tek personi që e dhunoi.

Në një shishe me konjak që u gjet në dhomën e saj po kërkohet për gjurmë. Përgjigje pritet dhe nga analizimi i tabulateve telefonike të saj. Në pyetje janë marrë kolegët e punës, vajza me të cilën jetonte dhe shoferi i punës që e dërgoi në banesë.

E reja nga Kenia vijon të jetë në kujdesin intensiv të mjekëve të Spitalit të Traumës, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share