INDEKSI I DEMOKRACISË
Revista prestigjioze “Ekonomist” në Indeksin e publikuar për vitin 2023 ka renditur Maqedoninë e Veriut në grupin e “demokracive me mangësi. Është një shkallë mbi regjimet hibride dhe një nën nivelin e “demokracive të plota”
Maqedonia e Veriut, edhe këtë vit, sipas indeksit të demokracisë për vitin 2023 të magazinës me ndikim “Ekonomist” është në grupin e “demokracive me mangësi”.
Nga 165 vendet e ranguara, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 72-të, bashkë me pjesën më të madhe të vendeve të rajonit.
Rangimi i Indeksit të demokracisë së “Ekonomist” bëhet në bazë të 60 indikatorëve në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, liritë qytetare, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike dhe kultura politike.
Të gjitha vlerësimet nën 6, për elemente të caktuara të këtij indeksi, çojnë drejt regjimeve hibride dhe autoritare.
Vlerësimi për Maqedoninë e Veriut për procesin zgjedhor dhe pluralizmin është 7.83 njëjtë sikurse në 2022.
Vlerësimi më i lartë në këtë indeks për Maqedoninë e Veriut ka qenë në vitin 2006 me 6.33.