Inflacioni i lartë po gërryen fuqinë blerëse të konsumatorëve
Ekonomia gjermane u tkurr në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, duke hyrë kështu në recesion. Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto i Gjermanisë është ulur me 0.3% në periudhën nga Janari në Mars.
Kjo pason një rënie prej 0.5% në ekonominë më të madhe të Evropës gjatë tremujorit të fundit të 2022. Konsumi i familjeve u ul me 1.2% ndërsa shpenzimet qeveritare u ulën me 4.9%.
“Për shkak të inflacionit të lartë , konsumatori gjerman është gjunjëzuar”, tha Andreas Scheuerle, një analist ekonomie.
Falë dimrit të butë, skenarët më të këqij nuk u realizuan si mungesa e gazit e cila do të kishte shkaktuar plagë më të thella në ekonominë gjermane. Nga ana tjetër, investimet të cilat u rritën me 3.9 për qind dhe rritja e tregtisë së jashtme ishin një shtysë pozitive për ekonominë.
Qeveria federale gjermane pret një rritje të PBB-së prej 0.4 për qind këtë vit një parashikim më pozitiv se sa ai i FMN-së.
Klan News