Ekonomia e Eurozonës, rritje të ngadaltë

Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë kanë dëmtuar ekonominë e BE-së

Ekonomia e eurozonës do të rritet më ngadalë se sa pritej këtë vit për shkak të inflacionit të lartë. Fillimisht Komisioni  Evropian kishte parashikuar një rritje të ekonomisë së bllokut prej 1 për qind për këtë vit, por ekonomia është rritur me vetëm 0.8 për qind.

Parashikimi për vitin 2024 është ulur në 1.3 për qind nga 1.6 për qind që ishte fillimisht. Sipas raportit të KE, rritja e ngadaltë ekonomike është shënuar nga ulja e kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.

“Të dhënat e fundit konfirmojnë se ekonomia e BE-së shmangi recesionin dimrin e kaluar. Kjo nuk është një arritje e keqe, duke pasur parasysh përmasat e goditjeve me të cilat jemi përballur dhe është gjithashtu një dëshmi e efektivitetit të politikës së përbashkët. Megjithatë, ekonomia ka ngecur në tremujorin e dytë dhe disa tregues tregojnë për një  rritje të ngadaltë në muajt në vijim”.

Në Eurozonë, çmimet e produkteve të konsumit pritet të rriten për 5.6 për qind më 2023 dhe 2.9 për qind më 2024.

Ekonomia më e madhe e Evropës, ajo e Gjermanisë do të tkurret me 0.4% këtë vit. Edhe Italia dhe Holanda po ashtu do të rriten më ngadalë këtë vit me përjashtim të Francës dhe Spanjës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share