Ekipi i Barcelonës në probleme të mëdha! Rregulli 1:1, regjistrime e reja dhe miliona euro në ajër…

Me 15 ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar, Barcelona nuk ka arritur të zgjidhë të gjitha problemet që ka.

Deco punon për të çliruar masën e pagave, diçka që po e arrin me kalimin e ditëve, në mënyrë që klubi të hyjë në rregullin 1:1 për nënshkrimet e reja. Diçka që ende nuk është arritur sepse nuk mjaftojnë largimet e Oriol Romeu dhe Julian Araujo. Rregulli 1:1 ka të bëjë me largimin e lojtarëve dhe lirimin nga pagat e tyre për të regjistruar një lojtar të ri me të njëjtin nivel paga sa lirohet buxheti.

Drejtori sportiv ka nevojë për largimin e lojtarëve që kanë paga më të larta, si Clement Lenglet, i cili ka një pagë shumë të lartë dhe një amortizimi prej 4.5 milionë euro.

Ky largim do të ishte shumë i rëndësishëm për Barcelonën dhe Decon, i cili po punon që ta realizojë sa më shpejt këtë largim. Por për sa kohë që francezi apo dikush tjetër nuk largohet, klubi nuk do të mund të hyjë në rregullin 1:1, diçka thelbësore për nënshkrimin e lojtarëve. Dhe duket se largimi i francezit nuk do të zgjidhet së shpejti.

Por nuk është vetëm kaq. Pak ditë më parë Barcelona njoftoi marrëveshjen me Aramarkun. Ky sponsor ka kontribuar me 40 milionë euro për të paguar për shitjen e një përqindje të Barça One, ndonëse nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për këtë shumë nga Bordi, gjë që ka krijuar disa dyshime te opozita e Joan Laporta. Edhe kështu mungojnë edhe 20 milionë euro, pasi pagesa që duhej të bëhej në qershor ishte 60 milionë.

Prandaj, dhe për sa kohë që pagesa e plotë nuk arrihet, 20 milionët e munguara penalizojnë Barcelonën dhe vështirësojnë ndjeshëm regjistrimin e nënshkrimeve të reja. Klubi garanton se do ta marrë këtë shumë para mbylljes së afatit kalimtar, por realiteti është se vetëm pak më shumë se dy javë kanë mbetur dhe ato para nuk kanë ardhur.

Problemi tani është se regjistrimi i lojtarëve është i paralizuar. Dy blerjet e reja, Dani Olmo dhe Pau Victor, nuk kanë mundur të regjistrohen, ashtu si edhe Inigo Martínez, pavarësisht faktit se ai tashmë është në klubin e Barcelonës për një vit. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, këta tre lojtarë nuk do të mund të luajnë ndeshjen e së shtunës kundër Valencias. Vitin e kaluar basku u regjistrua në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share