Në krye PSG, Barcelona dhe Real Madrid
Një klub i madh futbolli në Europë ka një buxhet shumëmilionësh për pagat e lojtarëve. Paris Saint Germain kryeson këtë listë. Ekipi i parë paguan mbi 351 milionë paund këtë sezon futbollistët e tij sipas gazetës angleze “Mirror”.
Neymar, Mbappe e Messi janë ata që përfitojnë më shumë. Pavarërsisht uljeve të pagave kohët e fundit Barcelona shpenzon ende shumë për futbollistët. Rreth 300 milionë paund duhet të paguajë këtë sezon dhe është e dyta.
I treti është Real Madrid me mbi 241 milionë paund, i ndjekur nga Bayern Munich me 230 milionë. Në top 10 që mbyllet nga Juventus ka më shumë ekipe anglezë, 4 të tillë, Manchester United, Chelsea, Manchester City dhe Liverpool.
Tv Klan