Ekipet mobile të Kryqit të Kuq me aktivitete në terren në përballje me valën e nxehtë

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, me mbështetjen e Qytetit të Shkupit, sot filloi aktivitetet në terren për përballje me valën e nxehtë të paralajmëruar.
Ekipet mobile të Kryqit të Kuq nga sot (21.07.2022) deri (28.07.2022) të enjten, do të jenë në terren ku do të shpërndajnë ujë për qytetarët në disa lokacione të frekuentuara nëpër qytet (stacione autobusi, ambulanca, markete…) si dhe materiale informative me këshilla për qytetarët për mbrojtjen nga temperaturat e larta, konsumimin dhe përgatitjen e ushqimit.
Përveç kësaj, ekipet e Kryqit të Kuq, nëse është e nevojshme, do të masin edhe presionin e gjakut të qytetarëve që ankohen për probleme shëndetësore, ndërsa në raste emergjente, nëse te ndonjë person vërehet problem më serioz shëndetësor, i njëjti do të transportohet në institucionin më të afërt shëndetësor ose dërgohet në shtëpi nëse ka nevojë për terapi në kushte shtëpiake.
Këto aktivitete në terren për përballimin e valës së nxehtë do të realizohen nga 30 vullnetarë të trajnuar nga Kryqi i Kuq. Për t’u kujdesur për shëndetin e personave të pastrehë, ekipet mobile të punktit në Momin Potok do t’u ofrojnë ndihmë këtyre personave, përmes shpërndarjes së ujit, matjes së presionit të gjakut, si dhe sigurimin e transportit në objektet shëndetësore në rastet e intervenimeve.
Ekipet mobile të punktit në Momin Potok janë të përbëra nga një mjek dhe një ndihmës mjek, ndërsa të gjithë qytetarët mund të lajmërojnë raste të tilla në numrin 071/223-972.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share