Media greke thekson se turistët e huaj po përfitojnë nga kostot e ulta të transportit dhe akomodimit
Interesi i mediave të huaja për bumin turistik të Shqipërisë vijon të jetë tepër i lartë.
Përveç mediave italiane për dyndjen e pushuesve të shtetit fqinj drejt vendit tonë po shkruajnë edhe mediat greke.
Nën titullin “Shqipëria , e njohur për turistët grekë dhe italianë” media e radhës Ekathimerini shkruan se mes turistëve italianë dhe evropianë, ka edhe pushues grekë, që po mbushin plazhet shqiptare, duke përfituar nga kostoja e ulët e transportit dhe e akomodimit.
Media greke thekson se në vitin 1997 ishin shqiptarët ata që shkonin drejt Italisë për t’i shpëtuar varfërisë, paqëndrushmërisë politike por edhe krimit duke mbushur varkat e drejtuara drejt vendit përtej Adriatikut.
Por këtë herë janë anijet e mbushura me udhëtarë italianë që po mbushin brigjet e rivierës shqiptare dhe jo vetëm.
Turistët italianë duket se preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend që të bëjnë pushime në vendin e tyre të cilat janë ulur nga 20% në 30% gjatë katër muajve të parë të 2023.
Klan News