Drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në emisionin Ora e Parë tha se projekti i keq i filluar do të realizohet, do të bëjmë gjithçka që sa më shpejtë ta mbyllim këtë projekt të autostradës Kërçovë-Ohër.
”Së pari duhet gjetur zgjidhje teknike se si ti ndalojmë ato rrëshqitje të dheut, si ti stabilizojmë. Dhe kam insistuar që të zgjdhim ekspert ndërkombëtar të vijë dhe të na tregoj si ti stabilizojmë rrëshqitjen e tokës. Sepse nuk ka mundësi të kthehemi prapa apo të gjejmë zgjidhje tjetër sepse 80% e projektit realizim fizik. Me gjithë këto probleme Qeveria mori vendim që të përfundoj ky projekt” – tha Ejup Rustemi. /tvklan.mk/