Drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi i ftuar në emisionin 99 Minuta në Klan Macedonia, tha se shpreson që projekti Korridori 8 të jetë gati në fillim të vitit 2028. Sipas Rustemit, kualiteti i punimeve nuk duhet të vihet në diskutim, duke përmendur edhe kompaninë e njohur amerikane që do t’i kryejë punimet, përcjell Klan Macedonia.
“Ne jemi të bindur se më 1 Janar të vitit 2028 do të lëvizim me një autostradë shumë të sigurtë… Shpresojmë se ndërtojmë Unazën e Kombit dhe në vitin 2028 do të lëvizim shumë të sigurt, shumë shpejt dhe do të jemi më afër njëri tjetrit… Nëse e shikojmë në aspektin kohor nga viti 93 e deri tash, atëkohë na duheshin 14 orë që të shkojmë deri në Tiranë. Sot shkojmë për 5 orë dhe në 2028-ën do të shkojmë në më pak se 2 orë”, deklaroi mes tjerash Ejup Rustemi./KlanMacedonia