Organizata Ndërkombëtarë Policore IPO është distancuar nga veprimet e kryetarit të saj në RMV, Ejup Akija,I cili ditë më parë u arrestua për ndarje të sekreteve shtetërore me grupe kriminale përmës aplikacionit SKY.
Nga IPO thonë “Dënojmë ashpër veprimtarinë e tij dhe njëzëri është marrë vendim për largimin e të njejtit nga kjo Organizatë me renome ndërkombëtare”.
Kjo Organizatë do të vazhdojë veprimtarinë e saj në Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti do të zgjidhet edhe kryetari i saj i ri.
Kujtojmë se Akija ishte njëri ndër tre të arrëstuarit ditë më parë, pasi kishin ndihmuar të ashtuquajturin “Grupin e Gërçecit”, i njejti është person shumë i afërt me liderët e VLEN-it, pasi ka publikuar vazhdimisht dhe fotografi me ta në ambiente zyrtare e institucione publike. /tvklan.mk