EHF Euro2024: Maqedonia e Veriut me fitore i tha lamtumirë Europianit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Hendboll mundi Zvicën në ndeshjen e raundit të tretë të Grupit A, në Kampionatin Europian të hendbollit për meshkuj që mbahet në Gjermani

Maqedonia e Veriut shënoi fitore të merituar kundër Zvicr♪7s me rezultatin 29-27. Më efikas te rteprezentacioni ynë ishion Marko Mitev dhe Nenad Kostesdki me nga 5 gola të shënuar, ndërsa hendbollisti zviceran Andre Schmid me 12 gola ishte më efikas në këtë përballje. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Franca mundi Gjermaninë me rezultatin 33-30. Pas tre raundve të zhvilluara në grupin A, tabelën e kryesojnë Franca me 5 pikë, Gjermania me 4 , maqedonia e Veriut me 2 dhe Zvicra me vetëm 1 pikë.

Në fazën tjetër të garave nga Grupi A vazhdojnë Franca dhe Gjermania.

Në ndeshjet e raundit të tretë që u zhvilluan mbrë janë shënuar këto rezultate: Franca – Gjermania 33-30, Maqedonia e Veriut – Zvicra 29-27, Islanda – Hungaria 25-33, Spanja – Austria 33-33, Kroacia – Rumunija 31-25 dhe Serbija – Mali Zi 29-3

Në fazën tjetër që zhvillohet më 18 dhe 19 janar takohen: Hungaria – Austria, Franca – Kroacia dhe Gjermania – Islanda. Më 19 janar (e premte) takohen: Sllovenija – Portugalia, Norvegjia – Holanda dhe Danimarka – Suedia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share