Egla Ceno flet për Saimir Kodrën: Nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar për gjyq

Egla Ceno, e njohur për pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP Albania 3, ka bërë një deklaratë të guximshme duke zbuluar një përvojë personale të pakëndshme me Saimir Kodrën. Ajo rrëfeu se kishte përjetuar ngacmime seksuale nga Kodra në një periudhë kur kishte shkuar të aplikonte për punë në një stacion radiofonik.

Në një sesion të fundit pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj, Ceno u pyet nëse po merrej me ndonjë proces gjyqësor lidhur me këtë çështje. Për këtë, fituesja e Big Brother u përgjigj se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për gjyq, por që kishte marrë mesazhe mbështetjeje nga gra të cilat po përballen me ngacmime seksuale në vendin e punës.

Ceno shprehu vendosmërinë e saj për të ndihmuar këto gra, jo vetëm me mbështetje morale por edhe me ndihmën logjistike që mund t’i ofroj. Ajo shtoi se është jetike që gratë të flasin hapur për të luftuar kundër abuzuesve dhe të krijojnë një atmosferë ku ata të ndihen të frikësuar nga pasojat e veprimeve të tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share