Egjipti thotë se ka sinjale pozitive që armëpushimi Izrael-Hamas mund të zgjatet

Egjipti ka pranuar “sinjale pozitive nga të gjitha palët” që armëpushimi I përkohshëm në mes të Izraelit dhe Hamasit mund të zgjatet edhe për “një apo dy ditë”.

Diaa Rashwan, zyrtare për informim, ka thënë se zyrtarë kanë mbajtur takime të gjera me të gjitha palët për të arritur një marrëveshje për zgjatur amrpushimin katërditor.

Ajo ka shtuar se kjo do të nënkuptonte lirim të më shumë pengjeve nga Gaza dhe më shumë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Të premten ka nisur armëpushimi katërditor Izrael-Hamas, derisa janë liruar dhjetëra pengje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share