Egjipti po ndërton një zonë mbrojtëse dhe mur masiv me metra të gjerë përgjatë kufirit të tij me Gazën jugore, tregojnë imazhet e reja satelitore, ndërsa frika rritet mbi ofensivën tokësore të planifikuar të Izraelit në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar.
Imazhet, të marra në pesë ditët e fundit nga Maxar Technologies, tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e territorit egjiptian midis një rruge dhe kufirit të Gazës është shkatërruar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në kufirin aktual, mund të shihen vinça të shumtë që shtrojnë seksione muri.