Egjipti ka refuzuar të koordinohet me Izraelin për hyrjen e ndihmave nga vendkalimi në Rafah, “për shkak të përshkallëzimit të papranueshëm izraelit”, tha të shtunën media shtetërore egjiptiane Al-Qahera News, duke cituar një zyrtar të lartë.
Egjipti gjithashtu e konsideroi Izraelin “përgjegjës për përkeqësimin e situatës në Rripin e Gazës”, tha zyrtari i lartë, cituar nga Al-Qahera News.
Ai e ka paralajmëruar Izraelin se kjo mund të ndalojë fluksin e kamionëve humanitar në Gaza derisa Izraeli të tërheqë tanket dhe forcat e tij nga Rafah, tha një zyrtar egjiptian për CNN të shtunën, transmeton Klankosova.tv.
“Egjipti beson se kamionët duhet të kalojnë përmes mekanizmave palestinezë dhe nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë e kamionëve, sepse ata mund të jenë potencialisht në shënjestër nga fraksionet palestineze ndërsa ata përpiqen të synojnë izraelitët”, shtoi zyrtari.