Edukatorja Alili: Kur është I kyçur prindi në procedurë, ne nuk e quajmë më sfidë!

Inkluzioni dhe qasja në të mësuarit e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore varet shumë edhe nga prindërit, thotë Blerta Qamili Alili edukatore speciale dhe rehabilitatore, e kycur tani si trajnuese e mësimdhënësve në projektin e Byrosë për Zhvillim dhe Arsim dhe akademia CES.

“Prindërit refuzojnë të bëjnë diagnostifikimin e fëmijëve, duke u marr ende me ato stereotipet se ma etiketojnë fëminë, do të ketë probleme në të ardhmen, nuk do të mund të kycet në shoqëri dhe kështu e dëmtojnë më shumë fëmijën, e lënë më pas. Ka shumë dallim kur mësimdhënësi ka informacion për gjendjen e fëmijëve dhe përmes këtij konstatimi I bën plan individual secilit fëmijë dhe kështu ia zhvillon prirjet ose pjesët të forta të tyre” – thotë Blerta Qamili Alili edukatore speciale dhe rehabilitatore në Happy Day. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share