“KRIZA NË MES DY VENDEVE ANËTARE TË NATO-s NË BALLKAN ËSHTË KRIZË PËR UASHINGTONIN”
Profesori universitar amerikan Eduard Xhozef në bisedë për TV Klan Maqedoni sqaron pse kontesti në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut bëhet problem për NATO-n dhe si të ndalet “politika e forcës” në Sofje qëllimi i së cilës është fshirja e identitetit maqedonas. Xhozef thotë se në qoftë se pushtetin në Bullgari e merr presidenti i shtetit, Rumen Radev, pas rënies së kabinetit të Kryeministrit Kiril Petkov, atëherë “shoun” do ta udhëheq njeri si Putini.
Pas rrëzimit të qeverisë së Kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari, profesori Eduard Xhozef nuk e përjashton faktin që pushteti sërish të kalojë në duart e presidentit Radev dhe ishministrit të tij të mbrojtjes Stefan Janev, dhe me këtë edhe të ulet mbështetja për Ukrainën dhe angazhimet e NATO-s për ndërprerjen e agresionit ushtarak rus në vend.
“Do të thotë do të kemi njeri të Putinit që sërish do ta udhëheq shoun në Bullgari, anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Ky është problem i madh për Presidentin Bajden, ky është problem i madh për NATO-n. Në mënyrë plotësuese, këtu në Maqedoninë e Veriut kam anëtare besnike të NATO-s, vend që ofron mbështetje të plotë për Ukrainën. Kjo do të thotë se Presidenti Bajden do të ketë krizë të dyfishtë këtu, marrëdhëniet në mes dy vendeve, aleate në NATO, do të përkeqësohen, ndërsa kjo është shqetësuese për SHBA-të.” deklaroi Eduard Xhozef
Sugjerimi i profesorit Xhozef është që administrata në Uashington t’i dërgojë sinjal Sofjes, që do ta godasë politikën bullgare “të dhunës” kundrjet Maqedonsië së Veriut, me veton për negociata me BE-në.
“Bajden e kupton edhe këtë, se nuk mund të lejohet që në mes vendeve aleate të NATO-s një vend anëtar të maltretojë një vend tjetër anëtar, sepse është më i madh ose siç është në këtë rast sepse është vend anëtar i BE-së. Ky është problem i NATO-s. NATO është aleancë, SHBA-të nuk mund të tolerojnë agresion ndaj identitetit, përdorim të forcës, në këtë mënyrë. Kjo është serioze, nuk është çështje e vogël. Identiteti i njerëzve është i lidhur me identitetin e shtetit, me përparimin e shtetit, me stabilitetin e brendshëm dhe marrëdhëniet e mira në mes Maqedonasve dhe Shqiptarëve, që është interesi ynë. Nga ana tjetër interesi i Vladimir Putinit janë ndërjet dhe konfliktet.”deklaroi Eduard Xhozef
Cili është sugjerimi konkret? Ashtu si në vitin 2004 SHBA-të e pranuan emrin kushtetues Republika e Maqedonsisë, si mbështetje për kontestin me Greqinë, tani zyrtarisht e afirmojnë identitetin maqedonas.
“Tani mund të ketë ndikim të njëjtë në Bullgari, vetëm se më shpejt. Pse? Sepse kur SHBA-të do ta afirmojnë identitetin maqedonas në këtë mënyrë, cili është sinjali për Sofjen? Sinjali është “ju asnjëherë nuk do të fitoni, asnjëherë nuk do ta fshini identitetin maqedonas”. Ky është sinjali për të cilin kanë nevojë në Bullgari, që në njëfarë mënyre është rast më i lehtë sesa ka qenë me Bullgarinë.”deklaroi Eduard Xhozef
Xhozef në propozimin francez për kompromis nuk sheh motive të këqia të Presdidentit Makron, por përpjekje dëshpëruese, në kushte të pafuqisë së BE-së, që të gjejë zgjidhje. Ai shton se kjo nuk është e keqe vetëm për Maqedoninë e Veriut, por paraqet precedent të keq edhe për BE-në./KlanMacedonia/