Futbollisti shqiptar pëlqehet nga Arsenali, 6 milionë Euro në adresë të Lille
Edon Zhegrova drejt hapit të madh të karrierës. Mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares së Kosovës ka përfunduar në lupën e dëshirave të Arsenalit. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, londinezët janë gati për të paguar shifrën e kërkuara nga Lille, skuadër që zotëron kartonin e 23-vjeçarit.
Performancat e mira te ish-kampionët e Francës në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit, që ka gati ofertën për të ashtëquajtur “Lionel Messi kosovar”.
14 sfidat e tij në Lig Ë, ku arriti të shënojë edhe dy gola e dhënë një asist kanë bërë që Zhegrova të jetë objektiv i Arsenalit. Për kartonin e tij, “topçinjtë” kanë përpiluar një ofertë prej 6 milionë Eurosh, e cila pritet të kënaq kushtet e Lilles.
Në rast të një transferimi te Arsenal, Zhegrova do të formonte një dyshe të shkëlqyer me Gabriel Zhesus në repartin e avancuar, teksa si shok skuadre do të gjente edhe futbollistin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.
Prezenca e lojtarit të përfaqësueses së Zvicrës pritet të jetë një tjetër shtysë për të bindur 23-vjeçarin që të transferohet në “Emirated Stadium”.
Zhegrova spikati në kampionatin belg të futbollit 5 vite më parë, ku edhe veshi fanellën e Genk. Huazimi te Baseli ishte hapi i parë i madh i futbollistit shqiptar në karrierë, ndërsa më pas mbërriti transferimi te Lille për një shifër prej 7 milionë Euro.
Klan News