Rritje prej 22% të filmave që kanë aplikuar nga 111 vende të botës
Prizreni ka bërë të gjitha përgatitjet për për të pritur edicionin e 22 të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest. Veton Nurkollari – Drejtor Artistik I Dokufestit tha se këtë vit ka një rritje prej 22% të filmave që kanë aplikuar nga 111 vende të botës.
Janë bërë pothuaj të gjitha përgatitjet për edicionin e 22-të të Festivalit ndërkombëtar I filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest.
Ky festival që mbahet cdo vit në Prizren do të nis edicionin e radhës më 4 dhe do të zgjasë deri më 12 gusht.
Këtë vit ka një rritje prej 22% të filmave që kanë aplikuar nga 111 vende të botës.
Gjatë festivalit në 10 kinema kryesisht të hapura në Prizren do të shfaqen 104 filma në tetë kategori konkurruese.
Risi në këtë edicion të Dokufestit do të ketë më shumë në kuadër të Dokunights ku do të performojnë mbi 30 artistë nga e gjithë bota.
Dokufest cdo vit mbledh edhe shumë shikues dhe artdashës nga e gjithë bota.
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha
https://youtu.be/MzbY7BWzJ80