Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Donald Trumo për fitoren e thellë në zgjedhjet presidenciale.
Rama e quan këtë fitore të jashtëzakonshme, teksa thotë se është i nderuar qe ka punuar me Trump drejt forcimit të lidhjeve SHBA-Shqipëri.
“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme
Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm, shkruan Rama në rrjetin social X.