Edi: Kthimi i Xhenetës në shtëpi është manipulim, e ndërpret Drenusha: Shhh, u kalle për me fol…

Drenusha Latifi dhe Eduart Kuqi kanë diskutuar me njëri-tjetrin për eliminimin e Xhenetës pas spektaklit të së hënës.

Xheneta ka qenë banorja që u eliminua në këtë format, derisa po garonte me banoren e lartpërmendur.

Ajo u largua nga shtëpia më e famshme në Kosovë dhe më pas i qëlloi bileta e kthimit.

E për këtë, konkurrenti i ri hodhi dyshime se e gjithë kjo situatë ka qenë e manipuluar.

“Kjo bileta e kthimit”, tha në fillim Latifi.

Edi më pas ia ktheu: “Unë jam i bindur 100 për qind se ka qenë e manipuluar”.

Drenusha më pas e pengoi të fliste, gjersa shtoi: “Shhhh, u kalle bre Edi për me fol”.

Ky ishte një avantazh i Gresë Gashit për të çuar në nominim dy banorë, pas sfidës që e fitoi për t’u shpallur kapitene e javës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share