“Edhe shtetet arabe kanë faj” / Memeti: Nuk kanë tentuar ta zgjidhin problemin – shohin interesat e tyre!

Për situatën ekrijuar ndër vite mes Palestinës dhe Izraelit kanë faj dhe përgjegjësi edhe shtetet arabe. Kështu vlerësoi në Klan Debat, analisti politik Ibrahim Memeti.

“Nëse presim prej forcave të mëdha, e thash, ata kanë interesat e veta, të cilat janë diametralisht të kundërta dhe këtu nuk ka zgjidhje. Shtetet arabe, unë mendoj se edhe ata kanë përgjegjësi dhe faj sepse ata nuk kanë tentuar që ta zgjedhin problemin e jo më t’iu ndihmojnë palestinezëve. Ata kanë shikuar vetëm interesat e veta. Kur kanë pasur zjarr e kanë shuar e pastaj kanë vazhduar jetën sërish”, tha mes tjerash Memeti.

Sipas tij, problemi në Palestinë nuk do të zgjidhet edhe për shumë kohë derisa nuk formohen dy shtete, siç parashihet nga Kombet e Bashkuara./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share