Sot në njërin prej parkingjeve të qytetit të Tetovës qytetari është detyruar të paguaj gjobë nga Ndërmarja e Parkingut edhe pse ai kishte dërguar paraprakisht sms për leje parkimi, përcjellë Klan Maqedoni.
Në denoncimin e bërë në redaksinë e Klan M qytetari shpreher se i është dashur të paguaj dënim prej 1800 denarëve për ta liruar veturën, raporton Klan M.
Ndaj rastit në fjalë qytetari B.Q shprehet se do ti shkoj deri në fund, ndërsa nuk përjashton mundësinë e ngritjes së padisë ndaj shërbimeve.