Edhe Polonia dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Ministria e Jashtme e Polonisë ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku në mëngjesin e së dielës.

Ata kanë thënë se autorët duhet të sillen para drejtësisë, transmeton Klankosova.vt.

“Polonia dënon me termet më të forta sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“I shprehim ngushëllimet familjes dhe kolegëve të policit të vrarë në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë dy zyrtarëve të plagosur”.

“Autorët e këtyre akteve të tmerrshme duhet të sillen para drejtësisë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share