Edhe përkrah besimit të ulët, Joveski beson se Prokuroria ka qenë efikase në 2021

Kaleska: Zgjedhjet e fundit kadrvoike kanë lënë njollë të zezë

Zhvillimet e fundit në gjyqësor dhe prokurorinë publike kanë qenë shënjestër e kritikës së punës së kësaj fushe, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Këshillit të Prokurorëve nga ana e kryeprokurorit shtetëror, Lubomir Joveski. Deputetja e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkovska, mes tjerash, ka theksuar edhe uljen e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe prokurorinë publike. Sipas saj, kjo është rezultat i zhvillimeve të fundit.

“Anketat e fundit që flasin për besim prej 3% të qytetarëve dhe mosbesim e përcaktuar në 28%, përkatësisht në 50 % është diçka që duhet të na shqetësoj të gjithëve. Ajo që mua më shqetëson shumë është ajo që vetëm një institucion ka mosbesim edhe më të madh – gjyqësori. Po, do të thonë se është perceptim, megjithatë besimi është shumë i rëndësishëm për sjelljen e qytetarëve, për demokracinë. Mendoj se pikërisht këto ngjarje të fundit, kanë kontribuar në shkallë të lartë për këto rezultate”, deklaroi Gordana Siljanovska – Davkovska nga VMRO – DPMNE.

Ndërkhë, Snezhana Kalesak nga LSDM, kritikoi mënyrën e zgjedhjes së fundit të kuadorove në prokurorinë publike, duke thënë se zto kanë lënë njollë të zezë.

“Zgjedhja e fundit, unë nuk hyj në atë pjesë, ajo është zbatuar sipas ligjit, por ka lënë njollë të zezë, për shkak të mospasjes së pasqyrës së vërtetë për kandidatin, opinioni duhet të ketë pasqyrë të vërtetë për kandidatin, ndërsa këtu është edhe më e tmerrshme që, pasqyrë të vërtetë për kandidatin, për kandidatët nuk kishin as prokurorët që i zgjodhën dhe kjo duhet të thuhet publikisht, sepse është problem që duhet të targetohet dhe duhet të gjenden mekanizma se si ta zgjedhim këtë, të mos na përsëritet”, deklaroi Snezhana Kaleska nga LSDM.

Por, kryeprokurori Jovski, edhe përskaj këtyre zhvillimeve dhe besimit të ulët të qytetarëve, vlerësoi se Prokuroria Publike ka qenë efikase në vitin 2021.

“Këto rezultate janë realizuar me 172 prokuror publik që është më pak se dy e treta e 262 prokurorëve të paraparë publik. Kjo gjendje është rezultat e asaj që nuk ka kandidatë me akademi të përfunduar për gjykatës dhe prokuror publik, ndërsa prokurori publik mund të zgjidhet vetëm prej atyre që kanë kryer akademinë”, kryeprokurori Lubomir Jovevski.

Sipas anketës së fundit të IRI-t, besimi i qytetarëve në gjyqësor ka shënuar ulje. Përkatësisht, besimi në gjyqësor është 4 %, ndërsa në Prokurorinë Publike është vetëm 3%..KlanMacedonia

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share