Spasovski: Gjendja është nën kontroll
Edhe përskaj vendosjes së protokolleve të reja në lidhje me paralajmërimet për bomba nëpër shkolla, ka pasur edhe më tej paralajmërime të tilla. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha sot se, nga dita kur janë vendosur protokollet e reja në shkolla, për shkak të paralajmërimeve për bomba, gjatë dy ditëve vijuese ka pasur dy paralajmërime për bomba dhe më pas nuk ka pasur.
Ai tha se, gjendja nëpër shkolla është tërësisht nën kontroll.
“Punojmë me vëmendje, në gjithë periudhën e kaluar sepse për ne, siguria, mbrojtja dhe rehatia e qytetarëve është në vend të parë”- tha Oliver Spasovski.
Kujtojmë se, sipas protokolleve të reja, ka prezencë të policisë nëpër shkolla dhe rreth tyre, ka edhe sigurim privat, hyrjet kontrollohet. Kur shkolla nuk punon, hyrjet mbyllen, në përdorim ka edhe kamera mbikëqyrëse, ndërsa mailet zyrtare të shkollave janë me domen të unifikuar. Përpos kësaj, bëhen edhe vlerësime të sigurisë, ndërsa drejtorët e shkollave kanë pasur takime në MPB për këtë çështje.
Paralajmërimet për bomba kryesisht nëpër shkolla fillore dhe të mesme, por edhe në institucione, janë paraqitur me muaj të tërë, megjithatë deri më tani të gjitha kanë rezultuar të rrejshme. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi