Pas lajmit të djeshëm se drejtoi I spitalit të Tetovës Agim Berisha ka ndarë tenderë në vlerë prej 200,000 euro një të afërmi të tij , sot KLAN Maqedoni ka siguruar edhe një dokument tjetër sipas të cilit rezulton se po I njejti familjar ka fituar edhe një tender tjetër kësaj herë në vlerë prej 100 mijë euro duke e çuar shumën totale në 300,000 euro, të cilat drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Agim Berisha, ia ka dhuruar familjarëve të nuses së djalit.
Drejtori Berisha vazjdon ti shmanget mediave për tu deklaruar rreth këtyre skandaleve edhe sot nuk arritëm ta takojmë. Megjithatë, vlen të theksohet se një grup qytetarësh, tashmë me dokumente, i është drejtuar institucioneve si Entit për Revizion, Komisionit Antikorrupsion, Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe Prokurorisë Publike, për të kërkuar mbikëqyrje dhe përgjegjësi nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës.
Deri në këtë momemt nuk ka pasur një reagim zyrtar as nga Ministri e shëndetësisë të cilën e drejton Arben Taravari. /tvklan.mk/