Pas largimit të trajnerit Goce Sedlloski në skuadrën e Shkupit po ndodh edhe një largim. Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Omer Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga detyra.
Burime të KlanMacedonia mësojnë se shkak i tërheqjes së Bunjakut nga skuadra çairase është transferimi i fundit i lojtarit Mario Mlladenovski, i cili është bërë pa dijenin e drejtorit sportiv, në këtë rast pa dijenin e Omer Bunjakut./Klnamacedonia/