Edhe Gjykatësi Fatmir Skenderi ka braktisur seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Në seancë mungojnë edhe dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.
Gjykatësi Skenderi paraprakisht kërkoi anulimin e seancës, që ndërkohë të mundësohet prania e Kadriut dhe Ajdarit, por asnjë nga gjykatësit nuk e pranoi propozimin, pas çka Skenderi braktisi seancën.