Edhe kryeparlamentari Gashi pjesë e delegacionit shtetëror në Samitin e NATO-s në Uashington

Shkup, 7 korrik – Samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik, ndërsa delegacioni shtetëror i Maqedonisë së Veriut do të jetë i prirë nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Në këtë samit ku do të shënohet 75 vjetori i formimit të Aleancës Veriatlantike, do të jenë pjesëmarrës 32 vende aleate dhe disa mysafirëve të rëndësishëm në kryeqytetin amerikan.

Pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë edhe ministri i jashtëm, Timço Mucunski, ministri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ai i brendshëm, Pançe Toshkovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share