Edhe 9 shtetas të RMV-së evakuohen nga Izraeli

MPJ: Rreth 100 qytetarë janë paraqitur në ambasadë për t’u larguar nga Izraeli

Edhe 9 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë larguar nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër me aeroplan për në Athinë, tre për në Jordani dhe dy për në Beograd, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Maqedonisë. Nga Ministria e Jashtme gjithashtu njoftojnë se 20 shtetas të tjerë të regjistruar nga rajonet kufitare, që konsideroheshin të rrezikshëm për sigurinë, janë transferuar mëngjesin e së mërkursë në një vend të sigurt në Tel Aviv, nga ku do të punohet për largimin e tyre nga Izraeli.

“Fatkeqësisht, disa nga fluturimet për të cilat tashmë ishin siguruar vende për largimin e disa shtetasve tanë nga Izraeli gjatë ditës së djeshme janë anuluar, kështu që aktivitetet për përfshirjen e tyre në disa prej fluturimeve të sotme vazhdojnë edhe sot. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët tanë në Izrael dhe në koordinim me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Numri i saktë i qytetarëve tanë që kanë aplikuar për ndihmë dhe largimin e tyre nga Izraeli po ndryshon vazhdimisht, por aktualisht nuk e kalon numrin 100”, thonë nga MPJ.

 Ministria e jashtme, ju bëri thirrje qytetarëve që gjendne në Izrael që të ndjekin Portalin shtetëror për rastet urgjente Home Front Command, e specializuar në mbrojtjen civile, e cila lëshoi rekomandime të reja për popullatën, si dhe respektimin e të gjitha udhëzimeve të tjera të institucioneve kompetente të Izraelit. Që nga shpërthimi I luftës mes Izraelit dhe Palestinës, 40 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë larguar nga Izraeli./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share