Këngëtari akuzohej se kishte kopjuar këngë “Let’s Get It On”
Ed Sheeran nuk e kopjoi “Let’s Get It On” të Marvin Gaye kur kompozoi këngën “Thinking Out Loud”.
Ky është vendimi i marrë nga një gjykatë në SHBA, i cili i ka dhënë të drejtë këngëtarit në betejën e tij të gjatë ligjore për të drejtën e autorit.
Trashëgimtarët e kantautorit Ed Toënsend, i cili shkroi këngën e vitit 1973 deklaruan se këngëtari i detyrohej atyre para për shkak se kishte vjedhur këngën, por kantautori britanik e kishte mohuar.
Aq sa kishte deklaruar se do të hiqte dorë nga karriera e tij muzikore nëse shpallej fajtor nga gjykata.
Gjatë gjyqit, Ed Sheeran këndoi para jurisë një pjesë të “Thinking Out Loud”, ndërsa e luajti edhe në kitarë. Siç tha ai, pjesën në fjalë e kishte shkruar në Angli, ndërsa ishte frymëzuar nga gjyshja dhe gjyshi, si dhe një marrëdhënie që kishte në atë kohë.
Kjo nuk është hera e parë që Ed Sheeran akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit. Vitin e kaluar ai fitoi një tjetër gjyq për këngën “Shape of You”.
Klan News