”Ecolog” investon në spitalin e Tetovës

ILIR DEMIRI FALËNDERON DESTANIN, TARAVARI THIRRJE QË TË MOS INVESTOHET NË XHAMI POR NË SPITALE! 

Investim prej më shumë se një Milion Euro bërë nga kompania Ekolog me iniciativë të ish drejtorit të Spitalit të Tetovës Ilir Demiri u promovuan sot në repartin internistik i cili iu nënshtrua një rekonstruimi të tërësishëm duke e bërë spitalin e Tetovës me kushte Europiane. Demiri duke cituar hadithe të pejgamberit falemenderoi Lazim Destanin për mbështetjen që i ka dhënë ndërsa tha se Tetova do të ndryshoj.

Njeriu I parëi i kompanisë Ekolog Lazim Destani porositi drejtuesit e spitalit që të kujdesën për këo investime të cilët kanë nevojë të mirëmbahen .

Duke folur për këtë investim Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari iu bëri thirje kompanive dhe qytetarëve që ata në vend të shtëtit të investojnë në përmirësimin e ksuhteve në spitale. Mos investoni në xhami por investoni në përmirësimin e kushteve nëpër spitale ishtë porosia e Taravarit.

Me këtë investimt të kompanisë Ekolog janë rinovuar ambulantat e Pediatrisë, Endokrinologjisë, Neurologjisë, Psihiatrisë, Laboratori dhe komplet reparti Internistik në vlerë prej 1 milion euro. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share