E zbukuruan fshatin dhe figurën e Adem Jasharit, vendoset mbishkrimi “Radusha” (Foto)

Rinia e fshatit Radushë në bashkëpunim me diasporën dhe bashkëfshatarët sot realizuan projektin e radhës me mbishkrimin Radusha në hyrje të fshatit pranë figurës së Adem Jasharit, përcjellë Klan M.

Ky projekt ka kushtuar rreth 900 euro që janë tubuar në kohë rekord nga banorët e fshatit, Radusha njihet si fshat i komunës së Sarajit fshat i rezistencës gjatë luftës së vitit 2001, njofton Klan M.

Ja postimi i plotë:

“Falë Zotit, e më pastaj dhe bashkëvendasve tanë për të kontribuar për një Radushë edhe më të mirë, edhe më të bukur seç është tani, siç edhe çdoherë, edhe kjo nismë e projekt, përfundoi me sukses.

RADUSHA u vendos sot në hyrje të fshatit, me çka, ky aktivitet i’a zbukuron pamjen e i’a shton hijeshinë.

Emri i fshatit tonë është i madh dhe me jehonë nga anekënd trojet shqiptare, t’a ngritësh edhe më, apo dhe të përpiqesh t’a mbashë të tillë, është jashtëzakonisht e vështirë, por, le të jetë kjo një aktivitet i cili përpos hijeshishë së fshatit, të reflektojë edhe hijeshi në zemrat tona. Hijeshi e cila në vetvete do të ngërthejë: dashuri, tolerancë, harmoni, mirëkuptim dhe unitet.

Rinia Radushë, nuk le vend për skepticizëm. Për çdo nismë; punon, sakrifikon, duron dhe në fund e realizon.

Ajo sigurisht që, përpara jush të dashur bashkëvendas do të shpalosë edhe një sërë aktivitetesh,Për Radushën tonë. Për vendlindjen tonë. Të gjithë bashkë. Mundemi edhe më shumë, mundemi edhe më mirë” – shkruan faqja fshati Radushë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share